Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit  dhe ka paraqitur një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për caktimin e masës se paraburgimit për vepër penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    2    1    1    /    /    /    /    4
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1 – 1     1 – 1     1 – 1     /    1 – 1     /    /    4 – 4 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Sulmi”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPRK-së dhe “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.    

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.  


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë, për veprën penale “Dhunë në Familje”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për caktimin e masës se paraburgimit për vepër penale “Dhuna në familje”.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shkarko raportin 24 orësh