Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 24 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga gjitha prokuroritë  janë ngritur tetëdhjetetre (83) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).         

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. Po ashtu në Prokurorinë Themelore të Pejës janë ngritur pesë  (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë  ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Si dhe, është  ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

43 – 52

16 – 18

5 – 8

5 – 5

1 – 2

8 – 10

5 – 8

83 – 103

Ndalimet

/

1

3

1

1

5

/

4

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

1 – 1

3 – 3

/

/

/

/

/

1 – 4

5 - 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, e paraparë dhe sanksionuar me nenin 142 të Kodit Penal të ish RSFJ, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i paraparë dhe sanksionuar me nenin 143 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dënimet Penale për Aktivitet e Jashtëligjshme Minerare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.  Po ashtu, është ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.       

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.      

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Prodhimi i ndaluar” nga neni 300 i KPRK-së;     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 409 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 370 i KPRK-së.    


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është  dërguar në ndalim 48 orësh.  

 

Aktakuzat :

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik"

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi, për veprën penale "Falsifikimi i rezultateve të votimit"

Një (1) aktakuzë ndaj tre (3) personave, për veprën penale "Shtrëngimi".

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda,  janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”, lidhur me veprën penale “Kanosje”.

 “ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vjedhje":

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mashtrimi":

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Dhunë në familje":

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik":

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "

Lëndimi i lehtë trupor":

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Braktisja e fëmijës"

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kultivimi i narkotikëve".

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë ndaluar katër (4) persona.  Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesa për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.   

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale “Shkretimi i pyjeve ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 


Shkarko raportin 24 orësh