Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 18 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e trembëdhjetë (113) aktakuza kundër njëqind e dyzetepesë (145) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë  (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalur pesë (5) persona, si dhe ka ngritur edhe shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

59 - 73

16 – 24

/

19 – 22

/

12 – 16

7 – 10

113 – 145

Ndalimet

/

8

/

/

2

1

/

5

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 6

2 – 2

/

1 – 1

/

/

/

6 – 9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për këto vepra penale:

Shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “dhe “Fajdeja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Një (1) kërkesë për caktimin paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së, si dhe  një (1) kërkesë për caktimin paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.   

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.   

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 i KPRK-së;   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;  

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së;   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 374 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose anale’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprat penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Përdorim i armës”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Armëmbajtje pa leje“

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Shitja, blerja e substancave narkotike”

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”

Tre  (3) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale ”Vjedhje“

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Aktivitet i kundërligjshëm minerar”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Tre (3) persona për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, një (1) person për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”  dhe një  (1) person për veprën penale “Dhunë familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm dhe departamenti për të mitur, ka ngritur (7) aktakuza kundër Dhjetë personave (10) për këto vepra penale:  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë familje  dhe lëndim i lehtë trupor ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë familje ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Korrupsion  ”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm dhe dhunë familje ”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ”

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh