Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 16 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, shitja, shpërndarja e substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale të lartcekur. Gjithashtu, janë ngritur nenet (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshe penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale, e cekura më poshtë si vijon.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

15 – 17

19 – 23

9 – 10

12 – 15

1 – 1

10 – 10

8 – 10

74 – 86

Ndalimet

/

1

/

1

2

/

/

/

4

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

1 – 1

1 – 2

/

/

/

2 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

1

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 184 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”  nga neni 321 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 184 i KPRK-së   

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 240 i KPRK-së.   

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, shitja, shpërndarja e substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Blerja, shitja, shpërndarja e substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat :

Një (1) Aktakuzë, kundër një (1)  personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”

Pesë (5) Aktakuzë, kundër pesë (5)  personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”

Një (1) Aktakuzë, kundër një (1)  personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

 

Një   (1) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprat penale “Mbajta në pronësi , kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve”, veprën penale   “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 i KPRK-së dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave ose i shenjave”.

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Dhunimi’’, ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’ dhe ‘’Ndërprerja e palejuar e shtatëzënisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri me dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë personave (10) për këto vepra penale:  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm seksual ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve ”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim lehtë trupor ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë  “

Një (1) aktakuzë kundër një (2) personi për veprat penale “Shmangieje nga tatimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare“.

 


Shkarko raportin 24 orësh