Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 15 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshme dhe substancave psikotrope, nga neni 267 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, në lidhshmëri edhe me veprën penale “Krimi i organizuar” nga neni 277 të KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

11 – 12

17 – 18

/

10 – 14

2 – 2

11 – 12

9 – 10

60 – 68

Ndalimet

/

2

/

2

2

2

/

/

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

1 – 3

1 – 1

/

/

/

/

/

/

2 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshme dhe substancave psikotrope, nga neni 267 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, në lidhshmëri edhe me veprën penale “Krimi i organizuar” nga neni 277 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.     

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Manipulimi me prova’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë,  janë ndaluar dy (2) persona, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 paragrafi 1 KPRK-së. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri me dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosje në vazhdimësi”, nga neni 181 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri me dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”  nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti I Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë personave (10) për këto vepra penale:  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik ”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuz1 kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi dhe dhunë  në familje ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja dhe dhunë në familje “.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja degradimi i mjedisit“.


Shkarko raportin 24 orësh