Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 14 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

8

2

/

/

2

/

/

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2-3

1-1

/

/

2-2

1-1

 /

6-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”,  një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Lëndimi i rëndë trupor”.

 


Shkarko raportin 24 orësh