Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 12 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër pesëdhjetedy (52) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar për shtatë (7) persona.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar për shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

7-8

12-15

/

4-9

2-2

8-9

8-9

41-52

Ndalimet

/

3

/

/

7

/

/

1

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1-7

/

/

3-7

/

/

 /

4-14

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar për shtatë (7) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:                   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi seksual”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga neni 406 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të mitur për 24 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’, një (1) person është ndaluar për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, katër (4) persona janë ndaluar, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’, një (1) kërkesë për paraburgim kundër pesë (5) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse’’, ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse’’ dhe ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Tregtia e ndaluar”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhja “,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shtrëngimi”.


Shkarko raportin 24 orësh