Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 7 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë dhe ka bërë një (1) kërkesë për  caktimin e paraburgimit për një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar një (1) person të mitur për 24 orë dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për paraburgim, ndaj dy (2) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

4

1

1

2

-

-

-

8

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

-

-

1-1

1-1

2-2

-

-

-

4-4

Bastisjet

-

-

-

-

 

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

 

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me urdhër arrest, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Rastet tjera me interes për publikun:

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja” dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” “Sulmi” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të mitur për 24 orë, me dyshimin se ka kryer veprën  penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.  


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim me propozim që kjo masë të mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.


Shkarko raportin 24 orësh