Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 6 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se  me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masë së arrestit shtëpiak për një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi të dyshuar, për 48 orë.           

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

1

1

1

-

-

-

-

3

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

-

2-2

-

-

-

-

-

 1-1

3-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar një (1) person të  dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja grabitqare”.

 


Shkarko raportin 24 orësh