Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 4 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar, kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

29-36

1-2

3-3

-

2-2

2-2

4-5

41-50

Ndalimet

-

3

1

2

-

2

-

-

8

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

-

-

-

-

-

 -

1-1

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22, ‘’Krimet kundër njerëzimit’’ nga neni 149, ‘’Krime të luftës në shkelje të rëndë’’ të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës, në bazë të nenit 152 paragrafi 2 dhe veprën penale ‘’Krime të luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura’’, nga neni 153 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“ dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokurori kujdestar në Departamentin e Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokurori kujdestar në Departamentin e Përgjithshëm, ka parashtruar në Gjykatë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:

Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje“,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave apo shenjave zyrtare“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja“.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

     

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Një (1) person është  ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) person është ndaluar për vepër penale “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna ne familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh