Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 25 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.    

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

19-21

14-23

-

9-11

-

8-8

5-5

55-68

Ndalimet

-

3

-

-

1

2

-

-

6

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

-

-

1-4

-

1-2

 -

3-7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet tre (23) personave, për këto vepra penale:              

Gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,  

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’ dhe ‘’Mashtrimi’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna ne familje” dhe

një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona,  për shkak të veprës penale “Vrasja“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion ”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh