Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 24 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetedy (122) aktakuza, kundër njëqindepesëdhjeteshtatë (157) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, duke shkelur rëndë Konventat e Gjenevës në kundërshtim me nenin 152, të KPRK-së, veprime këto të dënueshme edhe sipas nenit 142 të RSFJ-së, “Krime kundër njerëzimit” në kundërshtim me nenin 149 dhe “Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit,  krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës” në kundërshtim me nenin 160 par 4 e 6 te KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër dyzet e nëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve  të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Vrasja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë i një (1) personi, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

64-77

35-49

3-6

4-4

1-1

9-10

6-10

122-157

Ndalimet

/

4

/

1

5

1

2

/

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

1-6

/

1-1

/

1-1

1-1

/

 /

4-9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, duke shkelur rëndë Konventat e Gjenevës në kundërshtim me nenin 152, të KPRK-së, veprime këto të dënueshme edhe sipas nenit 142 të RSFJ-së, “Krime kundër njerëzimit” në kundërshtim me nenin 149 dhe “Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit,  krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës” në kundërshtim me nenin 160 par 4 e 6 te KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, për këto vepra penale:

Njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së dhe “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër dyzet e nëntë (49) personave, për këto vepra penale:                   

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për vepër penale “ Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i  dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.      

 

  Aktakuzat:

 Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit , shkurres  së kokainës ose bimëve të kanabisit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Raste tjera me interes për publikun:

Gjatë 24 orëve të fundit, një vdekje e dyshimit ka ndodhur me ç ‘rast prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupit të pajetë t’i bëhet obdukimi. 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe katër (4) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Vjedhja’’.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit  për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i  mjedisit”,  nga neni 338 par.1 te KPRK-së  dhe veprën penale “Heqja apo  dëmtimi i  vulave zyrtare ose i  shenjave”, nga neni  406 i par.1 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona,  për shkak të veprës penale “Vrasja“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Raste tjera me interes për publikun:

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë i një (1) personi, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Zjarrvënia”.

 


Shkarko raportin 24 orësh