Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka bërë ndalimin e një (1) personi të dyshuar për 48 orë.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për  caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

-

1

2

1

-

-

-

4

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

-

1-1

-

-

 

 -

1-1

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Rastet tjera me interes për publikun:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, është gjetur pa shenja jete një person, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për  caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.


 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

 


Shkarko raportin 24 orësh