Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 21 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza, kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar gjashtë  (6) persona të dyshuar për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

12-15

7-7

6-7

-

3-3

8-10

36-42

Ndalimet

-

3

-

6

3

-

1

-

13

Paraburgimet: kërkesat - personat

1-1

-

1-1

-

-

-

-

-

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

1

-

-

-

-

1

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277, ‘’Kontrabandimi me migrantë’’ nga neni 164, ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 dhe ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 391, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar gjashtë  (6) persona të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.  Katër (4) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi  i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm"  dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy  (2) aktakuza kundër dy  (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge".

 

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një (1) kamioni të tipit “Mercedes” dhe çelësin e automjetit transportues, nën dyshimin se mjeti është përdorur për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e pyllit”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar me dyshimin e veprës penale ‘’Vjedhja’’, ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person,  për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Shkarko raportin 24 orësh