Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 18 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).          

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur nëntë  (9) aktakuza kundër trembëdhjetë  (13) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

28-31

16-19

9-13

4-5

6-6

12-12

7-10

82-96

Ndalimet

-

7

-

-

1

-

1

-

9

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

2-2

1-2

-

-

-

 -

4-5

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur nëntë  (9) aktakuza, kundër trembëdhjetë  (13) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave vepra penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Kanosja",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Falsifikimi i rezultateve të votimit",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” .


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Degradimi i integritetit seksual’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Zjarrëvënia’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh