Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 10 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale. 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë  24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për dy (2) persona, të cilët janë gjetur pa shenja jete, në Prishtinë.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar pesë (5) persona për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).     

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjithsej katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

22-34

7-8

4-5

14-24

1-2

10-14

7-9

65-96

Ndalimet

-

3

5

4

2

1

-

1

16

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

-

-

3-3

1-1

-

 -

4-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi Seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 

Raste tjera me interes për publikun:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, janë gjetur dy (2) trupa pa shenja jete. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të dy rastet.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë ndalimin e tre (3) personave për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e dy (2) personave për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale: 

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjithsej katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe një (1) person për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi me dyshimin e veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Kanosja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Shkarko raportin 24 orësh