Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 04 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza, kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

12-15

7-13

7-7

8-10

1-1

16-19

6-7

57-72

Ndalimet

-

10

2

-

-

-

-

2

14

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

1-1

-

-

1-1

-

 -

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:          

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ‘’Mbajta në pronësi , kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja ose dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropse ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh