Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 03 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetetre (123) aktakuza, kundër njëqindegjashtëdhjetë (160) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve të ndryshme, pasi që dy (2) persona dyshohet të kenë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPRK-së, “Kontrabandimi me migrant”, nga neni 164 i KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, nga neni 390 dhe 391 i KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër tetëdhjetetre (83) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

58-83

6-9

14-19

31-31

-

10-13

4-5

123-160

Ndalimet

-

3

1

7

-

5

-

-

16

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

-

-

1-1

-

-

 -

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

1

-

-

-

-

-

-

-

1

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve të ndryshme, pasi që dy (2) persona dyshohet të kenë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPRK-së, “Kontrabandimi me migrant”, nga neni 164 i KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, nga neni 390 dhe 391 i KPRK-së.

 

Sendet e sekuestruara janë:

Printer “Cuting plotter”, Printer “Arial black“, Laptop HP core, Laptop MSI core, Printer HP, Printer Epson, Llampe “Uv“, Hardisk HDD WD, Printer Epson, Prese li Heng, Prese për dokumente, Printer plastifikues, Shpuese elektrike, 269 pasaporta, 40 ID, 4 USB, 42 pliko (zarfa), 2 telefona Samsung, 30 qese najlloni me material plastifikues, letër plastifikuese, 9 faqe të pasaportës në letër, një kopje e ID në letër, 27 kopje të ID, një llampë, 2 patente shofera, letra me fotografi të ndryshme, Laptop HP, një DVR, një letërnjoftim, një celularë Iphone 6s.

 

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personi zyrtar”.

 

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër tetëdhjetetre (83) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Kanosja”,

Shtatë (7) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për veprën penale “Sulmi”,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje’’,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhja e Shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizim i skenave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:

Njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh