Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër njëqind (100) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) aktakuzave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë dy (2) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 KPRK-së.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

23 – 30

11 – 14

4 – 4

27 – 28

/

7 – 10

12 – 14

84 – 100

Ndalimet

/

3

1

1

1

1

2

/

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

5 – 9  

2 – 3

1 – 1

/

/

/

/

8 – 13

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndakuar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja e ryshfetit”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.  Po ashtu, kjo prokurori ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së. 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.            

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;   

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” nga neni 354 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia” nga neni 410 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosje, shantazh, ngacmimi”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

 Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Kanosje, shantazh, ngacmimi”.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Kanosje"

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Vetëgjyqësia"

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale "Vjedhje e shërbimeve".


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:

Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’,’’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të narkotikëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Shkarko raportin 24 orësh