Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 28 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).     

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1-29

13-14

7-11

-

18-12

-

21-23

5-7

65-96

Ndalimet

-

2

-

3

1

2

-

1

9

Paraburgimet: kërkesat - personat

1-1

2-2

-

-

1-1

1-1

-

 -

5-5

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Shpërlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër njëzetenëntë (29) personave, për veprat penale, “Pastrimi i parave”, neni 308 i KPRK-së dhe neni 56 dhe 57 i ligjit 05/L-096, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300, si dhe  “Ndihma”, neni 33 paragrafi 2 lidhur me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni 300 paragrafi 2 të KPRK-së.

 

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Detyrimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Detyrimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Sulmi dhe Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, ndërsa, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Tentim dhunimi’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Pranimi, blerja ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, nga Departamenti për Krime të Rënda është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:

Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimi” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 


Shkarko raportin 24 orësh