Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza, kundër nëntëdhjetedy (92) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).     

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave. Po ashtu, në komunën e Vitisë, dyshohet se një person rreth moshës 73 vjeç ka kryer vetëvrasje, rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

23-35

18-18

3-8

10-11

3-3

2-3

12-14

71-92

Ndalimet

-

3

-

5

1

-

-

-

9

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

-

1-2

-

-

-

-

1-1

 -

2-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.   

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

  1. Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Katër (4) të dyshuar janë  ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe  një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulmi”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

      Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Prokuroria Themelore Prizren

Prokuroria Themelore Pejë

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Rastet tjera:

Në fshatin Kabash, komuna e Vitisë, dyshohet se një person rreth moshës 73 vjeç ka kryer vetëvrasje. Trupi i pa jetë i të ndjerit, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale "Vjedhja",

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Vjedhje pylli",

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor",

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve",

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Falsifikim i dokumenteve",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Sulmi ndaj personit zyrtar" .
 
Shkarko raportin 24 orësh