Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 24 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër trembëdhjetë (13) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e gjësendeve të cilat dyshohet se janë përdorur dhe përfituar përmes veprës penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të jashtëligjshëm”.  

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave. Gjithashtu, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e gjësendeve të cilat dyshohet se janë përdorur dhe përfituar përmes veprës penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të jashtëligjshëm”.  

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

13-14

6-6

2-2

3-3

-

14-17

3-3

41-45

Ndalimet

-

2

-

6

-

-

-

-

8

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

-

1-1

-

2-2

2-8

1-2

-

 -

6-13

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

1

-

-

-

-

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.         

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, një (1) person për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe dy (2) persona për veprën penale “Kanosje”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi për vepër penale “Vjedhje e rëndë”, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të pafate apo të dehur”.


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave ,për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

      Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” .


Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të gjësendeve, të cilat dyshohet se janë përdorur dhe përfituar përmes veprës penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të jashtëligjshëm”.  

 

  • Dy komplete (çanta), me çipa (zhytona) që shërbejnë për të luajtur poker.
  • Letra për lojë,
  • Para, në shumat si më poshtë:

1x20,00 €uro,

1x5,00 €uro,

1x2,00 €uro,

1x1,00 €uro,

1x0,50 €uro cent,

1x0,20 €uro cent,

1x0,10 €uro cent,

1x0,05 €uro cent.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë për paraburgim ndaj pesë (5) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’, dhe një (1) kërkesë ndaj tre (3) personave, për veprën penale ‘’Dhunimi’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Falsifikimi i parasë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’.

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kontrabandimi i mallrave” ,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.

 

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.


Shkarko raportin 24 orësh