Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 17 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar, një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për masën e ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar dhe një (1) kërkesë për masën e ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

10-15

8-9

10-11

1-1

13-13

4-5

46-54

Ndalimet

-

9

-

-

1

-

-

1

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-4

2-2

-

-

-

-

 1-1

5-7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

3

-

-

-

-

3



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për masën e ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar për një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona , për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”, 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Ndërtimi pa leje” nga “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Pejë

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve",
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave gjatë epidemisë”.

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim, përkatësisht tri (3) automjete dhe çelësat e veturave. Një automjet –i markës VW-Golf  II dhe çelësi i veturës, një automjet –i markës Seat Toledo 1.8 dhe çelësi i veturës, si dhe një automjet –i markës Mitsubishi L300 dh çelësi i veturës.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi,  kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’ Vjedhja e Pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale   ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’ Vjedhja e Rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor, kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh