Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 06 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjashtëdhjetëekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetëepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm për shkak të veprës penale Tregtia e ndaluar. Janë sekuestruar mallëra të ndryshme si: jorganë, plafë, jastëkë dhe karrika për plazh. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzeteshtatë (27) personave. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar tre (3) përsona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. 

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) sekuestrim të përkohshëm, për shkak të veprës penale Tregtia e ndaluar“ dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar ose vijës kufitare“. 

      Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

27 – 34

7 – 7

/

23 - 27

1 – 1

/

6 – 6

64 - 75

Ndalimet

/

1

1

/

4

3

/

/

9

Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/

2 – 3

1 – 1

/

1 – 3

/

1 – 1

/

5 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

1

/

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Grabitja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale“ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3 i KPRK-së, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.   

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga neni 406 i KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Në njërin rast, tre (3) persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzeteshtatë (27) personave, për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë-  Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) përsona.

Një (1) përson në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 lidhur të KPRK-së.

Dy (2) përsona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 lidhur të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (1) personi me dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale Ngacmimi nga neni 182 paragrafi 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprat penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar ose vijës kufitare“ dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm për shkak të veprës penale Tregtia e ndaluar. Janë sekuestruar mallëra të ndryshme si: jorganë, plafë, jastëkë dhe karrika për plazh.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Shkarko raportin 24 orësh