Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 4 tetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe një (1) kërkesë për ekzaminim psikiatrik për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe një (1) kërkesë për ekzaminim psikiatrik për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

   /

 

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

8

/

2

2

/

/

/

12

Paraburgimet:

kërkesat – personat

/

2 - 3

/

/

2 - 2

/

/

/

4 - 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”, pesë (5) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për ekzaminim psikiatrik për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Në njërin rast, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’, ndërsa, në rastin tjetër, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’ dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’.

 


Shkarko raportin 24 orësh