Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 02 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dyzet (40) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dyzetedy (42) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhërarrestit kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë  (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëzetekatër (24) personave të dyshuar dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër tridhjetedy (32) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

20-20

3-3

5-5

27-32

1-1

3-4

1-1

60-66

Ndalimet

1

10

2

1

24

/

1

1

40

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

1-5

3-7

/

/

1-24

/

1-3

2-3

8-42

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Speciale ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, nga neni 142 i Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e sanksionuar gjithashtu edhe me nenin 144 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( Krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës ).

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhërarrestit kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës nga neni 152 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së, dhe “Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës” neni 160 ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë

 
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, katër (4) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “ Vjedhja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Ndërsa, Departamenti për të Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Dhunimi” dhe “Shkelja e detyrimeve familjare”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ”Blerje, posedim, shperndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge “ dhe një (1) person tjetër për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Lëndimi i rende trupor“.

 

 Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Moslajmerimi i veprave penale apo kryesve te tyre” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale Sulmi”.

 

 

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet nga Prokurori i shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në

familje”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për

këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, ndaj një (1) personi, për veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të

kanabisit”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në

familje”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për

këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, ndaj një (1) personi, për veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të

kanabisit”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’. Të njëjtit janë ndaluar gjatë operacionit të zhvilluar gjatë ditës së djeshme, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaqevës.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëzetekatër (24) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër tridhjetedy (32) personave, për këto vepra penale:

Njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

 


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën pënale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

 


Shkarko raportin 24 orësh