Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 30 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza kundër njëqindenëntëmbëdhjetë (119) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është kryer një (1) bastisje në dymbëdhjetë (12) lokacione në tre (3) komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe janë sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) bastisje në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme në tre (3) komuna të Kosovës. Gjithashtu, kjo prokurori ka gjatë operacionit ka sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) ndalim për veprat penale "Mbajta në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Lëndim të lehtë trupor".

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 paragrafi 1 të KPRK-së.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 1

40 – 45

7 – 13

/

17 – 20

1 – 1

19 – 20

18 – 19

103 - 119  

Ndalimet

12

4

/

1

3

/

/

3

23

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

2 – 2

1 – 1

1 – 1

/

3 – 3

/

/

1 – 1

8 – 8

Bastisjet

1

/

/

/

/

/

/

/

1

Sekuestrimet

1

/

/

/

/

/

/

/

1



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër dy (2) personave. Një (1) kërkesë  për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nënparagrafi 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Një (1) kërkesë për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1, nënparagrafi 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bastisje:

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) bastisje në dymbëdhjetë (12) lokacione në tre (3) komuna të ndryshme të Kosovës.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale gjatë operacionit ka sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera.

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë“, në kundërshtim me nenin 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi në tentativë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.  

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së. 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) ndalim për veprat penale "Mbajta në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Lëndim të lehtë trupor".


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’, një (1) person i dyshuar për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 paragrafi 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kanosje”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi” ndërsa, një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me mjet”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Shkarko raportin 24 orësh