Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuarit për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

1

/

/

2

2

/

/

5

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 6

/

/

1 – 1

/

/

/

3 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe  “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope  ose analoge”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe ”Përpunimi dhe prodhimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit për një (1) rast ,për një (1) person , për veprat penale “Kanosje “, “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit të Shtetit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 lidhur të KPRK-së. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 të KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh