Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 shtator 2020 – Prokurori  i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe  ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për masë të trajtimit psikiatrik në liri, për  një (1) person. Po ashtu, ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër  dyzetenjë (41) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

35 – 41

2 – 2

/

6 – 6

/

13 – 14

/

56 – 63

Ndalimet

/

6

/

/

1

/

/

2

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 3  

1 – 1

/

/

/

/

1 – 1

5 – 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë,    Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar , ka ndaluar një (1)  rast , me pesë (5) persona , për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”, ”Posedim i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope ose  anlaoge”;

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar , ka ndaluar një (1)  rast ,për një (1) person , për veprat penale ;”Lëndim i lehtë trupor dhe Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm , ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor, paragrafi 2” ,një (1) rast ,për një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”;

Si dhe ka paraqitur një (1)  kërkesë ,për një (1) person ,për caktimin e masës së trajtimit psikiatrik në liri ;

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër  dyzetë e një (41) personave , për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Dhunë në familje”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Mosekzekutim i vendimit gjyqësor”;

Dy (2) aktakuza për dy (2) persona ,për veprën penale “Kanosje” ndërsa njëri rast edhe me veprën penale “Ngacmim”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “ Asgjësim dhe dëmtim i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë, për një (1) person ,për veprën penale “Përdorim i armës”;

Një (1) aktakuzë për dy (2) persona ,për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë për dy (2) persona ,për veprën penale “Vjedhje”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”;

Tri (3) aktakuza për pesë (5) persona ,për veprën penale “Sulm”;

Katër (4) aktakuza ,për pesë (5) personave , për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Pesë (5) aktakuza ,për pesë (5) personave , për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope ose  analoge ”;

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza ,për  njëmbëdhjetë persona (11) ,për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza për tre (3) persona ,për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”,” Posedim i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope ose  anlaoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronës, kontroll ose posedim të paautorizuar  të armëve” . Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh