Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 03 qershor  2020 

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër njëqindedymbëdhjetë (112) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që i dyshuarit të dërgohet në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës se djeshme Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza ndaj njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

22 – 33

9 – 16

21 – 24

4 – 4

/

21 – 27

7 – 8

84 – 112

Ndalimet

/

3

/

1

1

1

/

/

6

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

1 – 2

/

/

/

/

/

2 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndimi trupor” dhe “Kanosja”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që i dyshuarit të dërgohet në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:

Nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” 

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje”  nga neni 248 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulm“;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme“


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.


Shkarko raportin 24 orësh