Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 09 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, kurse një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Shmangia e tarifave doganore”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) personi të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Ndalimet |
/ |
/ |
/ |
2 |
2 |
1 |
/ |
/ |
5 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
/ |
4 – 5 |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
4 – 5 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prokuroria Themelore Prishtinë
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulmi seksual”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Prokuroria Themelore Pejë
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, kurse një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Shmangia e tarifave doganore”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore Gjilan
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Prokuroria Themelore Gjakovë
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 par 1 të KPRK-së.
Shkarko raportin 24 orësh