Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 22 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër nëntëdhjetetetë (98) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1 ) personi për vepër penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur, dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) të pandehurit, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa kundër pesë (5) personave të pandehur, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

23 – 25

13 – 15

17 – 22

12 – 13

/

11 – 13

10 – 10

86 – 98

Ndalimet

/

2

/

3

2

/

/

1

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 4

/

1 – 1

/

1 – 1

/

2 – 5

6 – 11

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:



Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Fajdeja”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për vepër penale ”Dhunë në familje” dhe “Mbajte në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe dy (2)persona të dyshuar për vepër penale ”Mosdhënia e ndihmës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1 ) personi për vepër penale “Dhunë në familje “.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave.
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Dhunë në familje”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër 3 personave për veprën penale “Lëndim i lehtë truporë“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vetëgjyqësi”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”-.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) të pandehurit, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Arratisja e personit të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Sulm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Tregtia e ndaluar”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër katër (4) personave të pandehur, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” .


Shkarko raportin 24 orësh