Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 19 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për vepër penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse” nga neni 372, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2, “Shpëlarja e parave” nga neni 308 lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu gjatë të ditës se marte, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, dyshohet se një zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka vrarë dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Gjithashtu, në komunën e Vitisë dhe në Gjilan, kanë ndodhur dy raste, të cilësuara si ‘’Vjedhje të rënda’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Lëndim trupor”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

1 – 1

/

/

Prishtinë

15 – 23

2

/

/

/

Prizren

7 – 8

2

1 – 1

/

/

Pejë

11 – 12

1

/

/

/

Gjilan

9 – 10

1

1 – 3

/

/

Gjakovë

1 – 1

1

/

/

/

Mitrovicë

6 – 6

/

1 – 1 

/

/

Ferizaj

7 – 19

/

/

/

/

Totali

56 – 79

7

4 – 6

/

/

 

 


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për vepër penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse” nga neni 372, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2, “Shpëlarja e parave” nga neni 308 lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;
Tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë e ngelur në tentativë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.


 


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge"
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve"
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje Pylli”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm"
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi. kontroll ose posedim të paaotorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Repartin e Radiologjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan, pasi kishte dërguar bashkëshorten e tij për kontroll, fillimisht i fyen personelin mjekësor, pastaj fillon ta godasë mjekun, derisa intervenojnë personeli dhe e ndajnë. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

Rastet tjera me interes për publikun:
Gjatë ditës së djeshme, më 18 shkurt 2020, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, një zyrtare policore, nga Stacioni Policor në Gjilan, me armë zyrtare ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Më 18 shkurt 2020, në një shitore në fshatin Gërmovë, komuna e Vitisë, persona të panjohur, gjatë natës kanë depërtuar me forcë, duke e hapur derën dhe nga aty kanë marrë gjëra ushqimore, pije dhe cigare, në vlerë prej 600€. Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Më 18 shkurt 2020, në një kioskë afër tregut të gjelbër në Gjilan, persona të panjohur kanë depërtuar brenda saj, me ç’rast duke përdorur forcën kanë thyer derën dhe nga aty kanë marrë cigare të llojeve të ndryshme, në vlerë prej 2,000€. Rasti është duke u hetuar për zbulimin e kryerësve dhe është cilësuar si ‘’Vjedhje e rëndë’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lajmërim apo kallëzim i rremë”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Lëndim trupor”.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Kanosje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë” ,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh