Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 03 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar pesë (5) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor“. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimetkërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

8

3 – 4

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

3

/

/

/

Gjilan

/

1

/

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

/

5

/

/

/

Ferizaj

/

2

/

/

/

Totali

/

19

3 – 4

/

/


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 


Prokuroria Themelore Pejë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje pylli”, kurse me urdhërarrest është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje kontroll posedim të paautorizuar të armëve”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. 

 


Prokuroria Themelore Gjilan



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në shtëpinë e tij, në fshatin Kabash komuna e Vitisë, janë gjetur 1 kg substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar pesë (5) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor“. 
 


Prokuroria Themelore Ferizaj



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar me urdhër të prokurorit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh