Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 janar 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit tre (3) të dyshuar për veprën penale të ndryshme penale. Gjithashtu gjatë të shtunës, Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në tri raste të ndara.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

2

/

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

3

1 – 1

/

/

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

/

1

/

/

/

Mitrovicë

/

1

/

/

/

Ferizaj

/

5

/

/

/

Totali

/

12

1 – 1

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit tre (3) të dyshuar për veprën penale të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, kurse një (1) të dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Po ashtu, gjatë ditës se shtunë është ndaluar edhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vrasje në tentativë”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Falsifikim i dokumenteve”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik“.



 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parave”.
Gjithashtu, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh