Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 25 janar 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër dyzet (40) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se premte ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjatë të premtes, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për veprat të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (2) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Kanosja“, “Lëndim i lehtë trupor“ dhe “Mos respektimi i urdhrit të gjykatës“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

32 – 40

1

/

/

/

Prizren

19 – 23

/

1 – 1

/

/

Pejë

7 – 7

2

/

/

/

Gjilan

8 – 8

2

2 – 2

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

12 – 13

/

1 – 1

/

/

Ferizaj

7 – 8

/

/

/

/

Totali

85 – 99

5

4 – 4

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër dyzet (40) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të ndaluar, nga Suhareka, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se premte ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", një (1) i dyshuar është ndaluar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor “ dhe “Dhunë në familje” . Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunën në familje”


Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Shantazh”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Vjedhje”


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, njërin për shkak të veprës penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ndërsa tjetrin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale Kanosja“, “Lëndim i lehtë trupor“ dhe “Mos respektimi i urdhrit të gjykatës“.

Aktakuzat:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitje”.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

 


Shkarko raportin 24 orësh