Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 janar 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Marrja e ryshfetit“ dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.


 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

26 – 36

1

2 – 2

/

/

Prizren

4 – 5

1

/

/

/

Pejë

8 – 8

2

/

/

/

Gjilan

3 – 3

/

/

/

/

Gjakovë

3 – 3

/

/

/

/

Mitrovicë

13 – 20

/

1 – 1

/

/

Ferizaj

/

/

1 – 1

/

/

Totali

57 – 75

4

4 – 4

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Kanosja”.
Po ashtu, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”. I njëjti, ka kanosur nënën e tij.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Ngacmimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje Shërbimeve”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Marrja e ryshfetit“ dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” ;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “ .


Shkarko raportin 24 orësh