Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 05 janar 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe për të njëjtit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.



Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

1

/

/

/

Prizren

/

2

2 – 2

/

/

Pejë

/

6

/

/

/

Gjilan

/

/

1 – 2

/

/

Gjakovë

/

2

/

/

/

Mitrovicë

/

/

/

/

/

Ferizaj

/

1

/

/

/

Totali

/

12

3 – 4

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, në dy raste të ndara, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, kurse i ndaluari tjetër ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, kurse i ndaluari tjetër ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 2 janar janë ndaluar gjashtë (6) të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar nga prokurori i shtetit për 48 orë, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar 48 orë nga prokurori i shtetit për shkak të veprës penale “Armëmbajtje paleje”. Një (1) i dyshuar është ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, kurse një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “ Sulmi”, dhe një (1) peron është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person të dyshuar në një (1) rast.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh