Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim, njëra kërkesë ka të bëjë për sekuestrimin e 2946 pakove me cigare dhe të një (1) automjeti, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore“, si dhe kërkesa e dytë për sekuestrim të 280 palë farmerkave për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallërave“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për vepër penale ”Vjedhje” , ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2 ) personave për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor“ si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime për shkak të veprave penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore “ dhe “Kontrabandim i mallërave“.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

17 – 19

1

3 – 4

/

/

Prizren

12 – 12

/

2 – 2

/

/

Pejë

8 – 10

1

1 – 2

/

/

Gjilan

4 – 5

1

/

/

/

Gjakovë

/

/

3 – 5

/

/

Mitrovicë

9 – 11

/

/

/

2

Ferizaj

3 – 3

1

/

/

/

Totali

53 – 60

4

9 – 13

/

2



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Detyrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikrve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshme, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Ndërtim pa leje’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësim, dëmtimi pse heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të 2946 pakove me cigare dhe të një (1) automjeti, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore“.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë kërkesë për sekuestrim të 280 palë farmerkave për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallërave“.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Shkarko raportin 24 orësh