Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur dy (2) lokacione të ndryshme në Prishtinë, me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit ka sekuestruar, trembëdhjetë (13) shtëpiza të lojërave të fatit dhe gjashtëqindeshtatëdhjetepesë (675) euro, ndërsa në lokacionin e dytë, një (1) shtëpizë e lojërave të fatit dhe pesëqindeshtatëdhjetë (570) euro, si dhe një veture AUDI Q7.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur dy (2) lokacione të ndryshme, me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Nga kjo bastisje e realizuar, në lokacionin e parë janë sekuestruar, trembëdhjetë (13) shtëpiza të lojërave të fatit dhe gjashtëqindeshtatëdhjetepesë (675) euro, ndërsa në lokacionin e dytë, një (1) shtëpizë e lojërave të fatit dhe pesëqindeshtatëdhjetë (570) euro.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së enjte ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një veture AUDI Q7.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) të dyshuarve në kohëzgjatje pre 24 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa, një (1) kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimi e arrestit shtëpiak, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

8 – 10

8

1 – 1

1

1

Prizren

17 – 18

4

2 – 2

/

/

Pejë

6 – 6

1

2 – 2

/

1

Gjilan

1 – 1

3

2 – 4

/

/

Gjakovë

2 – 2

/

/

/

/

Mitrovicë

16 – 16

/

/

/

/

Ferizaj

4 – 6

2

2 – 2

/

/

Totali

54 - 59

18

9 - 11

1

2



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, si dhe dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, i cili ka qenë i kërkuar nga Interpoli për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Bastisje:
Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur dy (2) lokacione të ndryshme në Prishtinë, me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Nga kjo bastisje e realizuar, në lokacionin e parë janë sekuestruar, trembëdhjetë (13) shtëpiza të lojërave të fatit dhe gjashtëqindeshtatëdhjetepesë (675) euro, ndërsa në lokacionin e dytë, një (1) shtëpizë e lojërave të fatit dhe pesëqindeshtatëdhjetë (570) euro.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar nga Prizreni, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer secili veç e veç veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar nga fshati Shpinadi –Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, nga fshati Zapllugje – Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri i pandehur ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, ndërsa tjetri dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) persona për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i Rëndë trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, njërin rasti ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Kanosje” dhe rastin tjetër ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Gjatë 24 orëve, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një veture AUDI Q7.

Aktakuzat:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personi për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur, ka ndaluar tre (3) persona të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të mitur, të cilët dyshohen për veprën penale ‘’Grabitja’’. Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së Arrestit shtëpiak, ndaj një(1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale që ka të bëjë me “Ligjin për miniera dhe minerale”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulm seksual“ dhe “Ngacmim seksual“.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar.
Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa personi tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur.
Një (1) kërkesë është bërë ndaj një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa, kërkesa tjetër është bërë ndaj një (1) personi tjetër për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale
Një (1) aktakuzë kundër një dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Raste tjera me interes për publikun:
Dje, në afërsi të fshatit Gadime dhe Kishnapole, është gjetur trupi i pa jetë i një personi nga Ferizaj. Lidhur me këtë rast, prokurori i Shtetit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.


Shkarko raportin 24 orësh