Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona. Po ashtu, janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person i dyshuar, me banim në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren, është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së. Me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një (1) filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram;
Tetëdhjetë (80) qese të vogla;
Një (1) qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram;
Pesë (5) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ku me këtë rast gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit në Prizren, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Një (1) filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram;
Tetëdhjetë (80) qese të vogla;
Një (1) qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram;
Pesë (5) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i Rëndë trupor”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në katër raste të ndara dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

17 – 18

2

1 – 1

/

/

Prizren

5 - 6

/

/

/

1

Pejë

9 – 10

1

2 – 2

/

/

Gjilan

22 – 22

/

2 - 7

/

/

Gjakovë

3 – 3

1

/

/

/

Mitrovicë

13 – 16

1

/

/

/

Ferizaj

5 – 6

4

/

/

/

Totali

74 – 81

9

5 – 10

/

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një(1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Sekuestrimet:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person i dyshuar, me banim në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren, është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së. Me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Një (1) filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram;
Tetëdhjetë (80) qese të vogla;
Një (1) qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram;
Pesë (5) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur gjithsej një(1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i Rëndë trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim.

Kërkesat për caktimin e paraburgimet:
Kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, njërin rasti ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Kanosje e personit zyrtar” dhe rastin tjetër ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprën penale “Uzurpimi i pronës se paluajtshme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje Shërbimeve”

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj dy personave për veprën penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur ndaj pesë personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Krimeve te Renda, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje” lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhunë në Familje”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje” lidhur me veprën penale “Dhunë në Familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalim ilegal i kufirit“;
Dy (2) aktakuza kundër një (5) personave për veprën penale “Vjedhje “.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vozitje në gjendje të dehur”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër (4) persona në katër raste të ndara.
Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa, një (1) tjetër për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh