Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

5

2 – 2

/

/

Prizren

/

1

/

/

/

Pejë

/

1

/

/

/

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

 

1

 

 

 

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

8

2 – 2

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Grabitja”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. I dyshuar me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”


Shkarko raportin 24 orësh