Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (4) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (13) aktakuza kundër tre (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

1 – 1

/

/

/

/

Prishtinë

9 – 11

2

2 – 2

/

/

Prizren

12 – 15

/

/

/

/

Pejë

1 – 1

2

/

/

/

Gjilan

4 – 9

1

1 – 1

/

/

Gjakovë

7 – 7

1

1 – 1

/

/

Mitrovicë

13 – 13

/

/

/

/

Ferizaj

1 – 1

5

1 – 2 

/

/

Totali

48 – 58

11

5 – 6

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër të pandehurit N.A. për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e penalizuar si Krimet e luftës në shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës nga neni 144 paragrafi 2, nënparagrafi 2.4 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest, për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mashtrimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, i cili ka qenë i kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, kurse një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.



Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhunë në Familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuzë, kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e Shërbimeve”.
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje Pylli ”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Sekuestrimet e përkohshme:
Një (1) kërkesë për sekuestrim për veprën penale “Kontrabandë me mallra”, janë sekuestruar katërmbëdhjetë (14) gjedhe dhe një (1) kamion i tipit Skania.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (13) aktakuza kundër tre (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër një (2) personave për veprën penale “Kanosje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje “.
Një (1) aktakuzë kundër një (1 ) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë truporë”
Pesë (5) aktakuza kundër (5) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Katër (4) aktakuza kundër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pesë (5) persona të dyshuar në dy raste të ndara.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh