Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 6 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, dje më 05 nëntor 2019, rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., - ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij. Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë ditës së djeshme ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave. Gjithashtu, në lagjen ‘’Kamnik’’, në Gjilan, më 05.12.2019, rreth orës 22h, dyshohet se tre persona të maskuar, kanë hyrë tek marketi ‘’KAM’’ dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur paratë nga arka, në vlerë rreth 2,900 euro. Rasti është duke u hetuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Dhunë në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

15 – 15

2

/

/

/

Prizren

15 – 18

/

/

/

/

Pejë

1 – 1

6

/

/

/

Gjilan

4 – 4

2

2 – 2

/

/

Gjakovë

7 – 7

/

/

/

/

Mitrovicë

2 – 3

1

1 – 1

/

/

Ferizaj

5 – 6

/

/

/

/

Totali

49 – 54

11

3 – 3

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i kërkuar nga Interpoli, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shantazhi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Raste tjera me interes për publikun:
Dje me datë 05 nëntor 2019, rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., - ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij. Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i mitur është ndaluar 24 orë për veprën penale “Lëndim i lehtë”, kurse një (1) person është ndaluar 48 orë për shkak të veprës penale “Vjedhje grabitqare”, i njëjti është ekstraduar nga shtetit i Shqipërisë, dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” , një (1) person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” , dhe një (1) person për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”. Të dyshuarit janë ndaluar 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhje e rëndë ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhje e rëndë ”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në komunën e Kamenicës kanë kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, duke i sulmuar zyrtarët policor.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprave penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Rastet tjera me interes për publikun:
Në lagjen ‘’Kamnik’’, në Gjilan, më 05.12.2019, rreth orës 22h, dyshohet se tre persona të maskuar, kanë hyrë tek marketi ‘’KAM’’ dhe nën kërcënimin e armëve kishin grabitur paratë nga arka e marketit, në vlerë rreth 2,900 euro. Rasti është duke u hetuar.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.

Raste tjera me interes për publikun:
Dje, rreth orës 16:40, në Ferizaj, një person i moshës 81 vjeçare është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

 


Shkarko raportin 24 orësh