Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 5 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër dyzetë (40) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka ngritur nëntë (9) aktakuza, ndaj katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, për 48 orë dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

3 – 6

4

2 – 2

/

/

Prizren

7 – 7

/

/

/

/

Pejë

9 – 14

/

/

/

/

Gjilan

2 – 2

2

/

/

/

Gjakovë

4 – 8

3

/

/

/

Mitrovicë

/

1

1 – 1

/

/

Ferizaj

3 – 3

/

/

/

/

Totali

28 – 40

10

3 – 3

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, një (1) person me dyshimin se ka kryer për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat:
Dy aktakuza kundër dy (2)personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, shitja, posedimi i paautorizuar i narkotikeve ”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Tentim vrasje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Uzurpimi i pronës se paluajtshme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale “ Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në komunën e Vitisë, tek i cili në afërsi të shkollës janë gjetur 4.4 gram substanca narkotike. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në komunën e Vitisë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me dru dhe ka goditur me shqelm bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të tyre të vegjël dhe prindërve të tij. I njëjti me aktvendim të prokurorit është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në “Bashkëkryerje”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i Lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhunë në familje”.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i Lehte Trupor” në “Bashkëkryerje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

 


Shkarko raportin 24 orësh