Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 4 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime për shkak të veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “ dhe “Falsifikim dokumenti“. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar 3 aparate për lojëra fati, 6 shtëpiza kompjuteri, 5 televizorëve, 3 tastierave, 1 skaneri, dhe para kesh në vlerë prej 778 eurosh, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar një (1) veturë për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së martë ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime për shkak të veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “ dhe “Falsifikim dokumenti“. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

3 – 3

5

2 – 2

/

/

Prizren

10 – 11

1

1 – 1

/

/

Pejë

16 – 17

4

4 – 6

/

/

Gjilan

7 – 7

3

3 – 4

/

/

Gjakovë

2 – 6

/

/

/

/

Mitrovicë

6 – 6

1

1 – 1 

/

2

Ferizaj

7 – 10

/

1 – 1

/

/

Totali

51 – 60

14

12 - 15

/

2



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) person me dyshimin se ka kryer për veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar (menaxher i një lokali në Prizren) pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht punëtorin me grusht në nofull. Me këto veprime dyshohet se i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Mashtrimi”, dhe një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Armëmbajtje paleje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimet:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Pejës, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, në njërin rast ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe në rastin tjetër ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve”. Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, në njërin rast ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Lëndim i Rëndë trupor”, kurse në rastin tjetër ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Kanosja e personit zyrtar”.

Aktakuzat :
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8)personave për veprën penale “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër dy(2) personave për veprën penale “ Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësi”

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në prostitucion’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave. Njërën ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në prostitucion’’, kurse tjetrën ndaj një personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në “Bashkëkryerje”.
Një (1) aktakuzë, kundër pesë (5) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Sulm” në “Bashkëkryerje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e 3 aparateve për lojëra fati, 6 shtëpiza kompjuteri, 5 televizorëve, 3 tastaturave, 1 skaneri, dhe para kesh në vlerë prej 778 eurosh, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) veture për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.


Shkarko raportin 24 orësh