Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 3 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetenëntë (99) aktakuza kundër njëqindenjëzet (120) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzet (20) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej njëzetetetë (28) aktakuza, kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

1 – 6

/

/

/

/

Prishtinë

37 – 45

8

/

/

/

Prizren

8 – 9

1

1 – 1

/

/

Pejë

28 – 30

8

/

/

/

Gjilan

2 – 5

1

/

/

/

Gjakovë

/

1

/

/

/

Mitrovicë

22 – 24

1

1 – 1

/

/

Ferizaj

1 – 1

/

/

/

/

Totali

99 – 120

20

2 – 2

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi trupor”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjashtë (6) aktakuza tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ”Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person i dyshuar pasi që sulmoi fizikisht punëtorin e tij në një lokal në Prizren. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar, nga lagjja “Arbana” në Prizren, pasi që i njëjti sulmon fizikisht dhe kanos vajzën e tij të mitur. Me këto veprime dyshohet se i pandehuri ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ““Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy të dyshuar janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Tre të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, një i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, dhe një i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12)personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën “ Armëmbajtje paleje”

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Dhunë në Familje”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje“.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim dokumenti“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Shkarko raportin 24 orësh