Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”, sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

6

/

/

/

Prizren

/

1

/

/

/

Pejë

/

1

/

/

/

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

/

/

/

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

8

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person i dyshuar nga lagjja “Arbana” në Prizren, pasi që i njëjti sulmon fizikisht dhe kanosë vajzën e tij të mitur. Me këto veprime, dyshohet se i pandehuri ka kryer veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhunë në familje”, sipas KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.


Shkarko raportin 24 orësh