Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 1 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dhjetë (10) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.
Ndërsa, me datë 30 nëntor 2019, në Prizren, menaxheri i një lokali sulmon fizikisht punëtorin me grusht në nofull. Dyshohet për lëndim të rëndë trupor dhe thyerje të nofullës. I dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është hasur në vendin e punës e as në shtëpi. Rasti është duke u hetuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Tentim vrasje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Tentim vrasje”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor, kundër një (1) personi të pandehur.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë Aktakuzat - personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

/

4-6

/

/

Prizren

/

1

1-1

/

/

Pejë

/

3

/

/

/

Gjilan

/

1

1-1

/

/

Gjakovë

/

3

/

/

/

Mitrovicë

/

1

1-1

/

/

Ferizaj

/

/

1-1

/

/

Totali

/

9

8-10

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person i dyshuar nga Prizreni, pasi që së bashku babë e bir sulmojnë më thikë një të ri për hakmarrje. Me këto veprime dyshohet
se i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së.

Raste tjera me interes për publikun:
Me datë 30 nëntor 2019, në Prizren, menaxheri i një lokali sulmon fizikisht punëtorin me grusht në nofull. Dyshohet për lëndim të rëndë trupor dhe thyerje të nofullës. I dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është hasur në vendin e punës e as nnë shtëpi. Rasti është duke u hetuar.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale "Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë", ndërsa dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale "Sulmi". Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ” Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe një (1) person për veprën penale ”Kanosje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Tentim vrasje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Shkarko raportin 24 orësh