Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 29 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nwntwmbwdhjetw (19)persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit pwr gjashtw(6) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë,



Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

8

           2-2

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

3

/

/

/

Gjilan

/

4

1-4

/

/

Gjakovë

/

4

/

/

/

Mitrovicë

/

/

 

/

 

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

19

3-6

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i trupor”, dy (2) persona për veprën penale “Kanosja”, si dhe një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Sulmi”, dhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar, për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosje”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”, dhe një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh